Ndërlidhjet

Prishtinë: Opozita kritikon qeverinë për vizitën e Tadiqit


Partitë opozitare e kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për vizitën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë.

Mimoza Kusari nga Aleanca Kosova e Re tha se vizita e Tadiqit, me lejen e autoriteteve në Prishtinë, tregon se qeveria e Kosovës nuk është në gjendje të kujdeset për shtetin.

Ajo kërkoi që ndaj vizitës së presidentit të Serbisë të ndërmerren masa kthyese me vizitën e liderëve të Kosovës në Luginën e Preshevës, gjatë ndonjë feste të shqiptarëve.

Ernest Luma nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se institucionet e Kosovës, edhe me këtë rast, treguan pafuqi dhe mungesë të përgjegjësisë që të ballafaqohen me ndikim nga jashtë.

“Qeveria duhet të jetë shumë më e përgatitur dhe më e vendosur, që të ballafaqohet me kërcënimet që vijnë nga Beogradi”, tha Ernest Luma.

Presidenti i Serbisë, po qëndron në Kosovë me rastin e Krishlindjeve Ortodokse.
XS
SM
MD
LG