Ndërlidhjet

Kabul: Sulmi kundër CIA-s ishte hakmarrje


Grupi monitorues në Shtetet e Bashkuara, SITE, tha se mesazhi në internet, që mendohet se është i al-Kaidës, pretendon se sulmi më 30 dhjetor, nga i cili u vranë shtatë agjentë të CIA-s, në pjesën lindore të Afganistanit, ishte hakmarrje për sulmet amerikane me aeroplan pa ekuipazh në territoret e Pakistanit.

Një shtetas jordanez, që tash thuhet se kishte punuar me al-Kaidën, ia doli të hyjë në bazë duke shërbyer si informator, i cili do ta ndihmonte ushtrinë amerikane për t’i lokalizuar dhe eliminuar liderët e al-Kaidës në kufirin afgano – pakistanez.
XS
SM
MD
LG