Ndërlidhjet

SHBA: Nigeriasi akuzohet për përpjekje për eksplodim të aeroplanit


Një gjykatë në Miçigen të Shteteve të Bashkuara e ka paditur shtetasin e Nigerisë, Faruk Abdulmutallab, lidhur me gjashtë akuza për kontrabandim dhe përpjekje për ta aktivizuar eksplozivin në aeroplanin për në Detroit në Ditën e Krishtlindjeve.

Në akuza përfshihet edhe përpjekja për vrasjen e 289 njerëzve në fluturimin Amsterdam – Detroit dhe përpjekja për përdorim të armatimit për shkatërrim në masë.

Nëse shpallet fajtor, i akuzuari mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Raportohet se Abdulmutallab e ka pranuar se ka marrë eksploziv nga al-Kaida në Jemen.

Ai për herë të parë do të paraqitet në gjykatë më 8 janar.

Prokrurori i përgjithshëm amerikan, Erik Holder, tha se mund të akuzohen edhe persona të tjerë derisa të zhvillohen hetimet për lidhjet e të akuzuarit.
XS
SM
MD
LG