Ndërlidhjet

Makina suedeze Saab shitet sonte



Një numër blerësish potencialë janë vënë në garë për të blerë prodhuesin suedez të makinave Saab. General Motors, që është kompania pronare e Saab ka përcaktuar mesnatën e sotme si afatin e fundit për të konkurruar për blerjen e Saaab-it.

Prodhuesi i makinave sportive, kompania hollandeze Spyker, është një nga kompanitë që synon blerjen e Saab-it, por edhe disa kompani suedeze që nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG