Ndërlidhjet

Polonia fton Medvedevin në 65 vjetorin e Aushvicit



Presidenti polak ka ftuar homologun e tij rus Medvedev të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 65 vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit.

Forcat e ushtrisë së Kuqe sovjetike çliruan të burgosurit në kampin e përqëndrimit në Aushvic në 27 janar të vitit 1945. Në këtë kamp kishin vdekur së paku 1.5 milionë njerëz, shumica e të cilëve hebrejë.

Raportet mes Polonisë e Rusisë u përkeqësuan si pasojë e planeve amerikane për të vendosur një pjesë të mbrojtjes raketore në territorin polak.
XS
SM
MD
LG