Ndërlidhjet

Pakistan: Nga shpërthimi – së paku 6 të vrarë


Nga një shpërthim në një shtëpi në Karaçi të Pakistanit, sot janë vrarë së paku 6 vetë.

Policia kishte gjetur granata dore, armë automatike dhe sipas disa raporteve, jelekun vetëvrasës në vendin e shpërthimit.

Shefi i policisë në Karaçi, Vasim Ahmad, tha se eksplodimi duket se ishte shkaktuar nga materjet që mbaheshin në këtë shtëpi.

Një kanal televiziv në Pakistan raportoi se oficeri i lartë i policisë, Abdul Maxhid Dasti, ka shprehur dyshime se shtëpia shfrytëzohej nga militantët.
XS
SM
MD
LG