Ndërlidhjet

Panetta kërkon ndryshime në CIA



Drejtori i Shërbimit amerikan të kundërzbulimit CIA, Leon Panetta, ka urdhëruar ndryshime brenda organizatës, për ndjekje më të mirë të terroristëve të dyshuar dhe këmbimit më të shpejtë të informatave për aktivitetet e tyre.

Ky hap i pasoi kritikat e ashpra të Shtëpisë së Bardhë në llogari të agjencive, për shkak se nuk kishin arritur të zbulojnë me kohë qëllimet e nigeriasit, i cili u përpoq ta hedhë në erë aeroplanin mbi Detroit më 25 dhjetor.

Panetta e ka udhëzuar agjencinë që t’i finalizojë dhe t’i dërgojë informatat për “ekstremistët dhe terroristët e dyshuar komunitetit të gjerë të zbulimit brenda 48 orësh”.

CIA planifikon ta rritë numrin e analistëve, të cilët do të përqëndrohen në Jemenin dhe Afrikën.
XS
SM
MD
LG