Ndërlidhjet

Dimër i rëndë godet Evropën



Një mot ekstrem dimëror ka goditur sot shumë vende të Evropës.

Gjermania po përgatitet për reshje të mëdha të dëborës gjatë fundjavës.

Anglia po e përjeton dimrin më të ftohtë në disa dekada, ndërsa në Francë mijëra vetë kanë mbetur pa energji.

Në Shqipëri gjendja vazhdon të jetë e rëndë në pjesën veriore të vendit.

Vërshime të papritura kanë përmbytur edhe disa mijëra shtëpi në Bosnje, dhe zyrtarët lokalë paralajmëruan sot se vendi mund të përbalet me rrëshqitje të dheut nëse shirat vazhdojnë.

Po sot, në Norvegji u regjistrua temperatura më e ulët prej vitit 1987 (-42 gradë Celzius).

Në rajonin e Katalonisë në Spanjë, rreth 16 mijë nxënësve iu vazhduan pushimet, për shkak se nga bora e madhe janë mbyllur shkollat.

Trenat në mbarë Evropën gjithashtu po qarkullojnë me orar të reduktuar.
XS
SM
MD
LG