Ndërlidhjet

Shkodër: Reshjet i shtojnë shqetësimet


Pas një nate disi më të qetë, në qarkun e Shkodrës, sot në mëngjes ka rënë shi, që i ka shtuar shqetësimet e banorëve.

Agjencitë lokale të lajmeve raportojnë se lumi Buna, që kishte dalur nga shtrati duke përmbytur shetitoren e afërt, sot në mëngjes është kthyer në shtratin e saj.

Në lagjen Bahçallëk, gjatë natës, niveli i ujit ka rënë për 45 cm. Ky nivel më parë ishte edhe më se 1 metër.

Në zonën e nën Shkodrës vazhdon të mbetet situatë e vështirë, pasi uji ka vërshuar mijëra hektarë tokë, ndërsa në qindra shtëpi uji ka hyrë në katet e para të tyre.

Në komunat Ana e Malit, Dajçi, Bërdica dhe Velipoja, niveli i ujit raportohet se ka arritur në 2 metra.
XS
SM
MD
LG