Ndërlidhjet

Togo: Konflikt qeveri-futbollistë rreth pjesëmarrjes



Kryeministri i Togos, Gilbert Hungbo, ka urdhëruar ekipin kombëtar të futbollit të kthehet menjëherë dhe të mos luajë në Kupën e Vendeve Afrikane, që mbahet në Angola.

“Nëse është ndonjë ekip apo person që paraqitet nën flamurin e Togos në këtë ngjarje, kjo do të jetë një paraqitje e gënjeshtërt”, tha Hungbo.

Reagimi i kryeminsitrit erdhi pas deklaratave të ekipit kombëtar se duan të luajnë në turne, pavarësisht sulmit tragjik të së premtes.

Të premten, ekipi i futbollit të Togos u sulmua nga rebelët, e për pasojë mbetën të vdekur ndihmëstrajneri, zëdhënësi i shtypit dhe shoferi i autobusit. Së paku shtatë persona të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëve dhe një lojtar.

Futbollsitët e Togos vendosën të qëndrojnë në Angola e të luajnë në kujtim të tre personave që humbën jetën.

Organizatorët njoftuan se ndeshjet do të zhvillohen siç ishin paraparë, pavarësisht incidentit vdekjeprurës. Sipas kalendarit, ndeshja e parë e Togos është paraparë për të hënën.
XS
SM
MD
LG