Ndërlidhjet

Gjermania e Polonia të bllokuara nga bora



Gjermania dhe Polonia po përballen me sasi të mëdha debore, çfarë ka shkaktuar bllokimin e transportit dhe ndërprerjen e furnizimit me energji dhe ujë në disa zona.

Polonia njofton se 80 mijë njerëz kanë mbetur pa energji pas dëmtimit të transmetuesve të energjisë nga bora.

Në pjesën veriore të Gjermanisë shumë trena nuk po qarkullojnë për shkak të bllokimit të rrjetit hekurudhor nga rreshjet e dëborës.

160 persona mbetën të bllokuar në makinat e tyre si pasojë e bllokimit të autostradës përgjatë bregut të Balltikut.
XS
SM
MD
LG