Ndërlidhjet

Google i kërkon falje Kinës



Gjiganti i kërkimeve në internet, kompania Google, i ka kërkuar falje shkrimtarëve kinezë, pasi ka skanuar për bibliotekën në internet të kësaj kompanie libra të autorëve kinezë. Librat ishin të mbrojtur nga e drejta e autorit, e drejtë që nuk është respektuar nga kompania në fjalë.

Projekti i Google për të dixhitalizuar librat dhe t’i vendosë ato në një bibliotekë në internet për tu përdorur falas ka krijuar probleme me autorët dhe të drejtën e autorëve dhe në Shtetet e Bashkuara, Gjermani e Francë.
XS
SM
MD
LG