Ndërlidhjet

Obama: S’ka intenca për dërgim të trupave në Jemen


Presidenti Barak Obama thotë se nuk ka intenca për dërgimin e trupave të Shteteve të Bashkuara në Jemen ose në Somali, për t’i ndihmuar forcat lokale që tu kundërvihen militantëve islamikë në këto vende.

Në këtë kuadër, zoti Obama i deklaroi gazetës “People” se beson se në qendër të aktivitetit të organizatës terroriste al-Kaida, mbetet ai përgjatë kufirit Afganistan – Pakistan.

Presidenti amerikan tha se derisa nuk e përjashton asnjë mundësi, në shtetet siç janë Jemeni dhe Somalia, “duke punuar me partnerët ndërkombëtarë është gjë më efektive” tash.
XS
SM
MD
LG