Ndërlidhjet

Feinstein: Disa të burgosur në Guantanamo janë kthyer në luftë


Senatorja amerikane, Diane Feinstein, thotë se disa nga të burgosurit, që janë liruar nga burgu Guantanamo, janë kthyer për të luftuar kundër interesave të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve amerikanë.

Senatorja Feinstein, kryesuese e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, i tha rrjetit televiziv të SHBA-ve, se “nëse kombinohen të dyshuarit dhe të konfirmuarit, numri që e ka arrinë në 74 të burgosur, që janë kthyer në luftë”.

Ajo theksoi se afro një e treta e këtyre ish të burgosurve në Guantanamo, që kanë vazhduar të luftojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara, janë nga Jemeni, që është një pikë e re e fokusimit të luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG