Ndërlidhjet

De Guht, pro Rusisë në OBT



Karel de Guht tha se mbështet anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. De Guht është kandiduar si eurokomisioner për çështjet e tregtisë.

Gjatë seancave dëgjimore në Parlamentin Evropian, Karel de Guht, tha se tani shumëçka varet nga Rusia dhe nga fakti nëse Moska dëshiron t’i bashkohet OBT-së si hapësirë e përbashkët doganore me Bjellorusinë dhe Kazakistanin.

De Guht nënvizoi se Moska po shkel marrëveshjet për tarifat që ka me Bashkimin Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG