Ndërlidhjet

Londër: Britania e ndalon një grup islamik


Britania e ka ndalluar veprimin e grupit islamik “Islam4UK”, që ka provokuar zemërim me planet e tij për të mbajtur marsh protestues në qytetin ku ushtarët britanikë të vrarë në Afganistan, janë përkujtuar dhe nderuar.

Qveria britanike njoftoi sot se ndalimi i veprimit të grupit fillon pasnesër, me qëllim që të parandalohen aktet e terrorizmit.

Ky grup islamik i ka shpallur planet për ta mbajtur një marsh kundër luftës në qytetin Wootton Bassett, i mirënjohur për paradat e mbajtura në mbështetje të kthimit të ushtarëve britanikë dhe për ceremonitë për ushtarët e vrarë.

Ndalimi e bënë anëtarësimin në këtë grup vepër penale dhe u lejon autoriteteve arrestimin e anëtarëve të grupit.

Kleriku me seli në Liban, Omar Bakri Mohamed, që pretendon se është lider shpirtëror i grupit, e ka cilësuar vendimin për ndalje si “gabim të madh” dhe ka tërhequr vërejtjen se kjo mund t’i nxisë anëtarët e grupit për të ushtruar dhunë.
XS
SM
MD
LG