Ndërlidhjet

Irani akuzon SHBA-të dhe Izraelin për involvim në vrasje


Raportohet se ministria e jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për involvim në sulmin me bombë, nga i cili u vra shkencëtari atomik iranian, Masud Mohamad.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, tha se hetimet e para kanë treguar “shenja” të involvimit nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe “mercenarët” e tyre, në atë që u përshkrua si akt terrorist.

Masud Mohamad, profesor i fiziksë atomike në Universitetin e Teheranit, u vra sot nga një sulm me bombë jashtë shtëpisë së tij në Teheran.
XS
SM
MD
LG