Ndërlidhjet

Tiranë: Britanikët u dënuan për keqtrajtim seksual të fëmijëve


Një gjykatë në Shqipëri i ka dënuar dy britanikë për keqtrajtim seksual të fëmijëve, me 20 dhe 15 vjet burgim, kanë raportuar mediat e Shqipërisë.

Dino Christodolou, 45 vjeçar dhe Robin Arnold, 56 vjeçar, do të deportohen pasi t’i kenë kryer dënimet.

Të dy britanikët, në maj të vitit 2008, sipas një vendimi gjyqësor në Britani, janë ekstraduar në Shqipëri, për tu paraqitur para drejtësisë.

Shtetasi tjetër britanik, David Brown, 58 vjeçar, aktualisht, është në burg duke e vuajtur dënimin prej 20 vitesh për vepër të njejtë.
XS
SM
MD
LG