Ndërlidhjet

Turqi: Izraeli të kërkoj falje për trajtimin e ambasadorit


Turqia thotë se Izraeli duhe të kërkoj falje pasi ambasadori i saj në Izrael, ishte trajtuar në mënyrë jopërkatëse gjatë një takimi diplomatik, lidhur me një shou kundërthënës televiziv turk.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se zëvendës ministri i jashtëm izraelit, Dany Ajalon, e kishte nënçmuar ambasadorin Oguz Celikol, gjatë një takimi, ku ishte protestuar ndaj një drame televizive turke, në të cilën agjentët izraelitë paraqiteshin si rrëmbyes të fëmijëve.

Ky është incidenti i fundit, që paralajmëron tensione ndërmjet dy aleatëve rajonalë, prej se kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka kritikuar ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG