Ndërlidhjet

Sejdiu: Përkundër të arriturave, Kosova ka sfida në veri


Kosova nuk mund ta harrojë atë që ka ndodhur, por megjithatë, kthet nga e ardhmja, tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

“Kosova nuk mund të harrojë atë çka ka ndodhur në të kaluarën dhe tragjeditë e tmerrshme, që ka përjetuar nën pushtetin e dhunshëm të Serbisë. Megjithatë, ka vendosur ta mbyllë atë kapitull dhe të kthehet nga e ardhmja për të mirën e gjeneratave të ardhshme”, tha zoti Sejdiu gjatë një fjalimi në Këshillin për çështje botërore në San Francisko të Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje, sipas njoftimit nga Zyra për informim e presidencës, ai theksoi se “përkundër të gjitha tragjedive që Serbia i ka shkaktuar, Kosova është prapë ajo që e ka shtrirë dorën e miqësisë për të siguruar një të ardhme ku popujt e të dy vendeve do të jetonin në paqe dhe prosperitet”,

Zoti Sejdiu tha se përkundër të arriturave të mëdha, “Kosova ka ende sfida në veriun e vendit, ku kemi një përqendrim më të theksuar të strukturave paralele, të cilat financohen nga Beogradi zyrtar. E kam thënë dhe po e përsërisë se në këto struktura ka plotë njerëz që i kanë shumë borxhe drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG