Ndërlidhjet

Shkodër: Tërhiqet Buna


Situata në lagjet e qytetit të Shkodrës duket se ka shënuar përmirësime, pas 12 ditëve të vërshimeve, por në zonat e nën Shkodrës raportohet se situata mbetet kritike.

Sot në mëngjes, niveli i ujit në lagjet Xhabije, Tophanë, Ajasëm, Kiras dhe bregu i liqenit është ulur në krahasim me një ditë më parë. Megjithatë ka vende ku niveli i ujit arrinë në afro 30 centimetra.

Situata u përmirësua në saje të ndërhyrjeve në shtratin e lumit Buna dhe moti pa të reshura.

Në zonën e nën Shkodrës situata vazhdon të jetë kritike. Niveli i ujit mbetet vazhdimisht i lartë.

Raportohet se situatë e vështirë është në Velipojë, Dajç dhe në Bushat, ku me helikopterë janë shpërndarë ndihma.
XS
SM
MD
LG