Ndërlidhjet

Mauritania e njohu Kosovën



Mauritania e ka njohur Republikën e Kosovës.

“Republika Islamike e Mauritanise, me 12 janar 2010, ka marre vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme në Prishtinë.

Në notën e njohjes thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkepunimit me interes të ndersjellë në të gjitha rrafshet.

Mauritania, e cila ndodhet në Afrikën Veriperëndimore, është vendi i 65-të që njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
XS
SM
MD
LG