Ndërlidhjet

BE: Bogdanoviq nuk i respektoi procedurat



Zyra e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë njoftoi se ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq i është pamundësuar qëndrimi në Kosovë për shkak se nuk i ka respektuar procedurat për vizitat zyrtare.

“Ekzistojnë norma dhe procedura ndërmjet Beogradit, Bashkimit Evropian dhe Prishtinës për vizitat zyrtare, dhe në rastin konkret ato nuk janë respektuar”, tha zëdhënësja, Julia Rojter.

Ajo ka shtuar se në rrethana të këtilla ka pasur “shqetësime për rendin publik”.

Sot Policia e Kosovës e ndaloi Bogdanoviqin në një fshat të komunës së Shtërpcës dhe e përcolli deri në kufirin me Serbinë.

Zëdhënësi Baki Kelani tha se Bogdanoviqi “nuk kishte kërkuar lejen e institucioneve të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG