Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet SHBA-Rusi për kontrollin e armatimit



Negociatorët amerikanë janë nisur në Moskë për të vazhduar bisedimet me Rusinë mbi nënshkrimin e marrëveshjes së re për kontrollin e armatimit bërthamor, tha Elen Tausher, zëvendës Sekretare e Shtetit, për Çështjet e Kontrollit të Armatimit.

Tausher tha se bisedimet mund të intensifikohen pas takimit të dy palëve në Gjenevë më 25 janar.

Uashingtoni dhe Moska shpresonin që deri në fund të vitit 2009 të arrinin marrëveshje, e cila do të zëvendësonte traktatin START të vitit 1991.

Por, bisedimet nuk u zhvilluan gjatë festave sepse ngecën rreth çështjes së mbikqyrjes së arsenaleve bërthamore.
XS
SM
MD
LG