Ndërlidhjet

Mijëra trupa amerikane drejt Haitit



Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë mijëra trupa në Haiti për të asistuar operacionet humanitare pas tërmetit shkatërrues të së martës.

3500 ushtarë do të dërgohen në Haiti, 100 nga të cilët do të arrijnë në vendin e ngjarjes gjatë ditës së sotme. 2200 marinsa amerikane shtesë do të dërgohen në Haiti për operacionet e sigurisë, të kërkimit dhe të shpëtimit.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se “jemi solidarë me fqinjët tanë në jug”. Ai shtoi se trupat amerikane po ruajnë aeroportin e Porto Princit. Në aeroport kanë mbërritur aeroplanët e parë me ndihma nga Kina, Franca dhe Spanja.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG