Ndërlidhjet

Kina ul përfaqësimin në bisedimet për Iranin



Kina do të përfaqësohet me zyrtar të nivelit më të ulët në bisedimet e ardhshme të fuqive botërore lidhur me programin bërthamor të Iranit. Lajmi bëhet i ditur nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Të shtunën përfaqësues nga Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të diskutojnë në Nju Jork mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit.

Diplomatët pohojnë se nuk i dinë arsyet e përfaqësimit të Kinës me zyrtarë të nivelit jo të lartë, por sugjerojnë se kjo mund të jetë tregues i mos vullnetit të Pekinit për sanksione shtesë ndaj Teheranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG