Ndërlidhjet

Rusia i hap rrugën Gjykatës së Strasburgut



Parlamenti rus ka mbështetur dokumentin e njohur si Protokolli 14 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Rusia ishte vendi i fundit, anëtar i Këshillit të Evropës, që ka miratuar dokumentin. Ky hap do ta lejojë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të trajtojë çështjet e paraqitura në gjykatë nga qytetarët rusë.

Një e pesta e të gjitha lëndëve në këtë gjykatë i takojnë qytetarëve rusë. Zyrtarët rusë e kanë kritikuar gjykatën me seli në Strasburg, pasi sipas tyre ka vendosur në shumë raste kundër Moskës.
XS
SM
MD
LG