Ndërlidhjet

Haiti: Plaçkiten depot e OKB-së, 300 mijë të pastrehë



Organizata Botërore për Ushqim tha se depot e saj në kryeqytetin e Haitit janë plaçkitur pas tërmetit të së martës.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se nuk e di se sa ka mbetur nga 15 mijë tonë ushqim që kishte para tërmetit.

Agjencia tha se po punon të sigurojë ushqime të gatshme për rreth 2 milionë haitianë në muaj.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thanë se rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë në Port-o-Prins.

Vlerësimi i bërë me helikopter i misionit të Kombeve të Bashkuara gjeti se disa zona të Haitit janë shkatërruar 50 përqind.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar vlerësoi se rreth 50 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti me fuqi prej 7 shkallë të Rihterit.
XS
SM
MD
LG