Ndërlidhjet

Kinë: 384 milionë njerëz përdorin internetin



Numri i shfrytëzuesve të internetit në Kinë, që është më i madhi në botë, vitin e kaluar është rritur për afro 30 përqind, duke shkuar në 384 milionë.

Të dhënat u publikuan nga qendra informative e rrjetit të internetit në Kinë, një qendër kërkimore e qeverisë.

Qeveria kineze thotë se aktivisht e promovon përdorimin e internetit për biznes dhe edukim, por përpiqet të bllokojë qasjen në materialet që shihen si subverzive apo pornografike.

Kompania më e madhe e internetit, Google, këtë javë u kërëcnua se do të tërhiqet nga Kina për shkak të censurës dhe hapjes ilegale të postës elektronike.
XS
SM
MD
LG