Ndërlidhjet

Aeroplanë amerikanë do fluturojnë mbi Kubë nga Haiti



Shtetet e Bashkuara thanë se Kuba i ka dhënë leje të rrallë për të shfrytëzuar hapësirën ajrore kubaneze për fluturimin e aeroplanëve amerikanë në operacionet e ndihmave dhe evakuimit të popullsisë nga Haiti.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni dhe qeveria e Kubës janë dakorduar mbi autorizimin që fluturimet për bartjen e të plagosurve të bëhen nga baza detare amerikane në Guantanamo në Majami përmes hapësirës kubaneze.
XS
SM
MD
LG