Ndërlidhjet

Medvedev: Progres në bisedimet Rusi – SHBA


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se Shtetet Bashkuara dhe Rusia, kanë bërë progres të “rëndësishëm” drejt marrëveshjes së re për reduktimin e armatimit atomik.

Aqgjencitë ruse të lajmeve raportojnë se ai ka deklaruar se ”kemi ndërmarrë hapa seriozë përpara dhe, në një shkallë të caktuar, ne i kemi afruar pozicionet tona”.

Negociatorët amerikanë dhe rusë tash një kohë të gjatë po zhvillojnë bisedime për zëvendësimin e marrëveshjes së njohur START 1 nga vitit 1991, e cila skadoi në dhjetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG