Ndërlidhjet

Haiti: Vazhdojnë operacionet masive të shpëtimit


Ndihmat ndërkombëtare po vazhdojnë të arrijnë në Haiti, derisa po bëhen edhe përpjekje për gjetjen e personave, që mund të jenë nën gërmadhat e ndërtesave.

Kryeministri i Haitit, Zhan Maks Bellerive, tha se autoritetet e këtij vendi aktualisht i kanë mbledhur afro 20 mijë kufoma, duke mos i llogaritur edhe trupat e tjerë të pajetë, që janë tubuar nga të tjerët.

Ai tha se numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues, mund të arrijë edhe në 100 mijë njerëz.

Në Uashington, presidenti amerikan, Barak Obama, ka kërkuar nga ish presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, që t’i koordinojnë përpjekjet për involvimin e më tepër amerikanëve në ndihmat e nevojshme për Haitin.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, pritet që të arrijë në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, për tu takuar me presidentin Rene Preval dhe me zyrtarët amerikanë dhe ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG