Ndërlidhjet

Ban Ki-mun do diskutojë operacionet e ndihmave në Haiti



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka fluturuar në Haiti për të diskutuar se si të koordinohen ndihmat ndërkombëtare që janë nisur në këtë vend të goditur nga tërmeti.

Ban u tha gazetarëve para nisjes nga Nju Jorku se asnjë dollar nga ndihmat e botës nuk duhet të shkojë dëm.

Ai tha se Kombet e Bashkuara tashmë po ushqejnë 40 mijë njerëz dhe presin që brenda muajit ky numër të shkojë në 2 milionë.

Por, përkundër ndihmave të shumta që vazhdojnë të mbërrijnë në aeroportin në Port-o-Prens, shumë pak u janë shpërndarë të mbijetuarve për shkak të problemeve logjistike.

Raportohet se tensionet sociale dhe plaçkitjet po shtohen.

Më herët, Haitin e vizitoi Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton. Pas bisedimeve me presidentin Rene Preval, ajo u tha haitianëve se Shtetet e Bashkuara do të sigurohen që vendi i tyre të dalë “më i fortë dhe më i mirë” nga katastrofa.
XS
SM
MD
LG