Ndërlidhjet

Shkup: Ahmeti hedh poshtë zgjedhjet e parakohshme



Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka hedhur poshtë çdo mundësi rreth daljes së Maqedonisë në zgjedhje të parakohshme, megjithë situatat që përballet vendi, mungesën e zgjidhjes së emrit, paqartësinë e afatit rreth integrimit në NATO dhe marrjes së datës së negociatave me BE-në.

"Zgjedhje të parakohshme ka kur vendi është në krizë, kur gjërat nuk ecin siç duhet. Koalicioni funksionon dhe nuk ka ndonjë shqetësim të krizës politike në vend. Të gjitha institucionet e shtetit funksionojnë si më mirë", pohon Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ai tha se e ardhmja e Maqedonisë është integrimi i saj në strukturat euroatlantike.

“Shpresojmë se gjërat do të shkojnë në drejtim të mirë. Ne kemi theksuar disa herë dhe theksojmë tani që Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe të gjitha palët përpiqemi të kontribuojmë në këtë drejtim”, tha Ahmeti.
XS
SM
MD
LG