Ndërlidhjet

Ukrainë: Janukoviç dhe Timoshenko në rrethin e dytë



Të dhënat preliminare nga zgjedhjet e sotme presidenciale në Ukrainë flasin se Viktor Janukoviç dhe Julia Timoshenko do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Sipas vlerësimeve të shpallura nga Fondacioni për Iniciativa Demokratike, Janukoviç ka fituar 31.3 % të votave, Julia Timoshenko 27.2 %, Serhij Tihipko 13.5 %, Arsenij Jacenjuk 7.8 % ndërsa Viktor Jushcenko 6.0 %.

Timoshenko tha se rezultatet treguan se shumica e zgjedhësve votuan për një Ukrainë demokratike.

Ajo tha se është e gatshme t’i fillojë bisedimet me kandidatët presidencialë që ta marrë mbështetjen për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Janukoviç gjithashtu tha se është i bindur në fitoren e tij.

XS
SM
MD
LG