Ndërlidhjet

Kabul: Luftime mes militantëve dhe forcave të sigurisë



Raportet nga Kabuli thonë se mëngjesin e sotëm kanë shpërthyer luftime ndërmjet militantëve talibanë dhe forcave të sigurisë, në qendër të kryeqytetit afgan.

Luftimet thuhet se po zhvillohen jo shumë larg selisë së pallatit presidencial në Kabul.

Raportohet për një varg shpërthimesh, por detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Agjencitë perëndimore cituan një zëdhënës të talibanëve të ketë thënë se 20 militantë, përfshirë sulmues vetëvrasës, janë përfshirë në sulmin në ndërtesat qeveritare në zonën.
XS
SM
MD
LG