Ndërlidhjet

Filmi "Avatar" fitoi Globin e Artë



Filmi tredimensional fantastiko-shekncor “Avatar” e ka fituar çmimin Globi i Artë për film më të mirë.

Regjisori i filmit, Xhejms Kamerun, gjithashtu e fitoi çmimin për regjinë më të mirë në ceremoninë që u mbajt në Beverli Hills të Kalifornisë.

Në çmimet tjera, Xhef Brixhes u zgjodh aktori më i mirë për rolin e një këngëtari të muzikës kantri, ndërsa Robert Dounej Jr. e fitoi Globin e Artë si aktor më i mirë në komedi për rolin e tij në filmin “Sherlok Holms”.
XS
SM
MD
LG