Ndërlidhjet

Prishtinë: Zjarr në Pallatin e Mediave



Rreth orës 8.40 të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer një zjarr në objektin e ri qeveritar, që njihet edhe me emrin Pallati i Mediave në Prishtinë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinën, Agron Borovci, tha se menjëherë pas marrjes së informacionit mbi incidentin, njësitet për menaxhimin e zjarrit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të tejkaluar situatën.

“Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe prokurori, edhe zyrtari për hetimin e shkaqeve të zjarrit i nivelit komunal të drejtoratit të emergjencave. Tani për tani, policia e Kosovës së bashku me prokurorin dhe zyrtarin e drejtoratit për emergjenca janë duke hetuar rrethanat që kanë shkaktuar këtë zjarr. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar dhe dëmet materiale janë kufizuar vetëm në një pjesë të vogël”, u shpreh Borovci.

Ai tha se zjarri është shuar tashmë dhe hetimet kanë filluar.

Inaugurimi i këtij objekti të ri qeveritar u bë më 18 nëntor, ndërsa adaptimi i tij kushtoi rreth 15 milionë euro.
XS
SM
MD
LG