Ish kryeministri britanik, Toni Bler, do të dëshmojë rreth ndërhyrjes ushtarake në Irak më 29 janar. Bler pritet të kalojë një seancë pyetje-përgjigjesh prej disa orësh, përpara ekipit me pesë anëtarë, që po heton bashkimin e Britanisë me Shtetet e Bashkuara gjatë operacionit ushtarak ndaj Irakut në pranverën e vitit 2003.
Bler pritet të pyetet rreth mënyrës se si qeveria e tij përdori informacionet e shërbimeve të zbulimit dhe informacioneve se ai i ka dhënë presidentit Bush mbështetjen e Londrës për Irakun, që në vitin 2002.