Ndërlidhjet

Londër: Ministrat para komisionit hetimor



Një hetim publik rreth përfshirjes së Britanisë në ndërhyrjen ushtarake në Irak, në vitin 2003, ka filluar të mbledhë dëshmitë e anëtarëve të kabinetit qeveritar të asaj kohe.

Xhef Hun, ish ministri britanik i mbrojtjes në vitet 1999-2005, pritet të dalë sot para komisionit. Të enjten para komisionit do të dalë Xhek Strou ish ministër i jashtëm i kohës. Ish kryeministri Bler do të paraqitet më 29 janar.

Thelbi i hetimit ka të bëjë me ligjshmërinë e përfshirjes britanike në luftë.
XS
SM
MD
LG