Ndërlidhjet

Dik Marti po qëndron në Kosovë



Dik Marti, i dërguari i Këshillit të Evropës për akuzat e Serbisë se "Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafik organesh me serbë të burgosur gjatë konfliktit të vitit 1999", gjendet në Kosovë.

Lajmin e konfirmon zëdhënësi i EULEX-it, Kristof Lamfalusi, i cili tha se “Dik Marti do të takohet me zyrtarët më të lartë të misionit evropian për rend dhe ligj dhe me persona të tjerë në Kosovë”.

Agjenda e qëndrimit të Dik Martit në Kosovë nuk është bërë publike.
XS
SM
MD
LG