Ndërlidhjet

Kina nuk pranon sanksione shtesë ndaj Iranit



Kina kërkoi nga fuqitë botërore të tregojnë më shumë fleksibilitet në qasjen e tyre ndaj programeve bërthamore të Iranit. Kina, në këtë mënyrë, ka hedhur poshtë mundësinë e mbështetjes së sanksioneve të reja ndaj Iranit.

“Propozimi ynë i përhershëm ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve rreth programeve bërthamore të Iranit përmes dialogut dhe këshillimeve”, deklaroi zëdhënësi i diplomacisë kineze.

Fuqitë perëndimore kërkojnë vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Teheranit për shkak të refuzimit të planit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG