Xhef Hun, ish ministri britanik i mbrojtjes në vitet 1999-2005, ka dalë sot para komisionit të posaçëm që po heton përfshirjen britanike gjatë luftës në Irak në vitin 2003.
Hun është i pari që po dëshmon nga anëtarët e kabinetit të asaj kohe.
Të enjten para komisionit do të dalë Xhek Strou ish ministër i jashtëm i kohës. Ish kryeministri Bler do të paraqitet më 29 janar.
Thelbi i hetimit ka të bëjë me ligjshmërinë e përfshirjes britanike në luftë.