Ndërlidhjet

Tërmkolli kërkon prishjen e koalicionit PDK-LDK


Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kërkuar prishjen e koalicionit midis Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, duke kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme brenda këtij viti.

Këto komente zonja Tërmkolli i ka bërë në një takim me gazetarët në Prishtinë.

“Personalisht nuk ndihem në asnjë rast pjesë e kësaj politike, e cila është duke u zhvilluar që dy vite në Kosovë. Përndryshe anëtarësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka treguar qartë se nuk don të jetë pjesë e këtij koalicioni. E ka treguar qartë pikërisht në zgjedhjet e fundit të vitit 2009. Unë mund të them se koalicioni duhet të ndërpritet menjëherë, absolutisht duhet të ndërpritet menjëherë”, ka thënë Tërmkolli.

Ajo e ka cilësuar si tmerruese “deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se 'Prizreni është Jerusalem për PDK-në'”.

“Papërgjegjësia e drejtuesve të institucioneve dhe disa subjekteve politike në këtë proces është e paprecedent. Nuk është e njohur deri më tani në historinë politike të vendit tonë, dhe kjo kulmon me deklaratën e fundit të kryeministrit për Prizrenin, ‘si Jerusalem për PDK-në’, ashtu siç kanë informuar mediat dhe mund të themi se është më shumë se tmerruese”.

“Kjo ringjallë mitet apo korrespondon me mitet e Serbisë për Kosovën, një alibi e politikës së dhunshme që ka ushtruar Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës për shekuj me radhë”, ka thënë zonja Tërmkolli.
XS
SM
MD
LG