Ndërlidhjet

PE: Tërheqja e bullgares mund ta pengoj procesin


Anëtarët e Parlamentit Evropian thonë se tërheqja e kandidates së Bullgarisë për Komisionin Evropian, mund ta ndalë gjithë procesin.

E nominuara Rumjana Jeleva sot u tërhoq si e nominuar për postin e komisionares evropiane për ndihmë humanitare, pas pyetjeve të ashpra gjatë javës së fundit nga ligjëvënësit evropianë lidhur me interesat e saj financiare dhe dyshimet për aftësinë e saj.

Bullgaria menjëherë e ka nominuar një zyrtar të Bankës Botërore për këtë post.

Zonja Jelava do të vazhdoj të jetë ministre e jashtme e Bullgarisë.
XS
SM
MD
LG