Ndërlidhjet

Armeni: Gazetari opozitar dënohet për rolin e tij në protesta


Një gjykatë në Armeni e ka dënuar gazetarin opozitar, Nikol Pashinian, me shtatë vjet burg për involvimin e tij në protestat pas zgjedhjeve konstestuese presidenciale në vitin 2008.

Gjykata ka njoftuar se gazetari është dënuar për shkak të “organizimit të trazirave masive”.

Pas fitores së Serzh Sarkisianit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, gazetari Pashinian kishte organizuar protesta.

Nga përleshjet mbetën të vdekur tetë vetë, pasi policia ishte përpjekur t’i shpërndajë protestuesit e ish presidentit armen, Levon Ter-Petrosjan, i cili në zgjedhje doli i dyti.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG