Ndërlidhjet

SHBA: Demokratët pësojnë humbje të madhe



Partia Demokratike e presidentit, Barak Obama, ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet për në Senatin amerikan në shtetin e Masaçusetit.

Republikani, Skot Braun, dhe demokratja, Marta Koaklei, garonin për vendin e lënë bosh nga senatori i ndjerë Eduard Kenedi. Republikani Braun fitoi me 52% vendin në senat që për afro një gjysëm shekulli ishte mbajtur nga demokrati Kenedi.

Kjo fitore i mundëson republikanëve në Senat të bllokojnë nismat e presidentit Obama, gjë që deri tani për shkak të balancit të votave ishte thuajse e pamundur. Në lojë është para së gjithash propozimi për reformën shëndetësore.

Humbja e demokratëve në këto zgjedhje erdhi në ditën që Obama mbushi një vit në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG