Ndërlidhjet

Shqipëri: Dita e varrimit e Panajot Panos – Zi Kombëtare


Qeveria e Shqipërisë ka shpallur Ditë Zie Kombëtare, ditën kur mbahet ceremonia e varrimit të ish legjendës së futbollit shqiptar, Panajot Pano.

Mbledhja e qeverisë nisi me një minutë heshtje në nderim për ish futbollistin Pano.

“Futbolli shqiptar është në ditë zie, por në zi janë edhe mbarë shqiptarët”, tha kryeministri Sali Berisha.

Pos shumë mirënjohjeve që ka marrë gjatë karrierës së tij dhe më vonë, Panajot Pano, ishte nderuar edhe nga presidenti Bamir Topi, me titullin Nderi i Kombit. Pano ishte futbollisti i vetëm që ka marrë një nderim të tillë.

Agjencitë lokale të lajmeve raportojnë se sistemi komunist nuk e lejonte Panon që të luante në ndonjë nga ekipet e mëdha evropiane.
XS
SM
MD
LG