Ndërlidhjet

Haiti: Regjistrohet një tërmet i ri


Instituti gjeologjik i Shteteve të Bashkuara thotë se sot ka regjistruar një tërmet të fuqishëm në Haiti, me intensitet 6.1 shkallë të Rihterit.

Sipas matjeve të para, epiqendra e tërmetit ishte 56 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Porto-o-Prens. Raportohet se tërmeti i ka dridhur ndërtesat, ndërsa njerëzit kanë dalur në rrugë.

Ky tërmet ndodhi derisa ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër gërmadha për gjetjen eventuale të të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrues që e goditi këtë ishull para tetë ditësh.
XS
SM
MD
LG