Ndërlidhjet

Jeremiq: Paralajmërimet provokuese nuk e qetësojnë situatën në Kosovë


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se “paralajmërimet provokuese” për integrimin e pjesës veriore në institucionet e Kosovës, nuk i kontribuojnë qetësimit dhe stabilizimit të situatës, e cila është “serioze dhe e ndërlikuar”.

“Paralajmërimet provokuese të institucioneve ilegale në Prishtinë si dhe organizatave ilegale ndërkombëtare, siç është e ashtuquajtura Zyra civile ndërkombëtare, janë diçka që nuk mund ta qetësojnë dhe stabilizojnë situatën në terren”, deklaroi sot Vuk Jeremiq, në një konferencë për shtyp në Beograd.
XS
SM
MD
LG